18 të vdekur nga stuhitë në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në 7 qarqe (Video)

23.01.2017 11:31:19

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në jug si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Situata më problematike paraqitet në Georgia ku kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa Guvernatori Nathan Deal ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 7 qarqe.

Ndërkohë në Misisipi kanë humbur jetën 4 persona nga tornadot, ndërsa në krahinën e Brooksit, 2 persona humbën jetën pasi tornado goditi vendin ku ata po qëndronin, duke i hedhur 150 metra larg.

Reshje të dendura ka pasur dhe në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas.

Sipas shërbimit meteorologjik priten stuhi të tjera në Florida dhe në jug të

Georgia. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin qëndrimin në dritare dhe dyer.