18-vjeçarja vdes pas operacionit, në hetim mjekja

10.07.2017 12:53:08

Familjarët dyshojnë se mjekimi ka qenë i pakujdesshëm

Një kirurge e spitalit të Elbasanit do të hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje.

J.K, 43 vjeçe do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi K.I, 18 vjeç kreu një ndërhyrje kirurgjikale e cila vdiq pak pas operacionit.

Familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ka qenë mjekimi i pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.