Sot po bëhen 19 vjet nga nisja e bomardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, që deri atë kohë ushtruan terror te civilët e Kosovës.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Për më shumë se 78 ditë NATO me trupat e saj arriti ta pastrojë Kosovën nga caqet serbe, transmeton lajmi.net.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga tmerri që i shkaktoi NATO shtetit të Serbisë.