19 vjet pa Xhemën e urtë

23.11.2019 19:31:33

Nga Muhamet Hamiti

Duke kujtuar sot Xhemail Mustafën, njeriun e urtë, mikun tim, me të cilin kam punuar bashkë në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK) deri më 24 mars 1999.
Të gjalla i kam kujtimet dhe dhembjen për Xhemën, që u vra në liri, pak ditë pas fitores së thellë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e para lokale në Kosovën e pasluftës, që u mbajtën më 28 tetor 2000.
Para tre vjetësh, në përvjetorin e vrasjes politike të Xhemail Mustafës, e kam përshkruar si më poshtë atmosferën socio-politike e mediatike në të cilën ka ndodhur kjo vrasje ende e pazbuluar:
“U vra më 23 nëntor 2000 para shtëpisë së vet Xhemail Mustafa, njeriu i urtë i kulturës e i letrave, zëdhënësi i Ibrahim Rugovës, që sapo kishte fituar zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, duke zemëruar ideologët e krimit politik. Në një atmosferë intolerance të përhapur, edhe mediatike, ndaj të pathënshmes (fitores në zgjedhje të rrugës politike që ndiqte Presidenti Rugova me besimin e shumicës), u derdh mëria mbi trupin e Xhemail Mustafës. Lutja për shpirtin e Xhemës është lutje për Kosovën.”

Në foto, faqja e librit të Xhemail Mustafës me përkushtim.

Fotografia e Muhamet Hamiti