15.09.2016 16:10:49

Nëna e Fabio Hilës, duket se është betuar që nëse autori i vrasjes së djalit të saj në Pogradec nuk dënohet, nuk e përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë.

Në një status në faqen e saj në “Facebook”, ajo shkruan se dora mizore e kriminelit ia ka marrë jetën djalit të saj për një fjalë goje.

10418865_935430419815709_3631418571338150375_n

18-vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.

Statusi i plote në FB

 

Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe mu fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zebe pjesen me te madhe be jeten e nje femije te nje adoleshenti.

Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per cfare. Per nje fjale goje mua mu shua jeta e engjellit tim.

Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali cnjerezori dhe qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do tja marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem . Jeni baballare keni femije jeni nena e dini sh mire cdo te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi ! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit , ajrit , jetes !

14341525_2129413413951509_1289950719_n-254x280