Kryeshefi i Postës së Kosovës për pakon: Nuk ishte bombë, por dhuratë

15.09.2016 16:45:42

Kryeshefi Ekzekutiv në Postën e Kosovës, Sejdi Hoxha ka sqaruar rastin e sotëm për pakon që u gjend para banesës së tij.

Ai ka thënë se pakoja i ishte lënë para derës së tij dhe ishte një dhuratë nga fqinjët për djalin e tij, përcjellë Indeksonline.

Hoxha ka falenderuar Policinë e Kosovës për intervenim të menjëhershëm.

Lexoni postimin e plotë të Hoxhës:

Te nderuar Miq,

Ju informoi qe un dhe familja jemi shendosh dhe mire.

 

Kishim nje shqetesim per nje pako e cila u gjend para deres se baneses ku un jetoj me gruan dhe femijet , kjo pako doli te ishte nje dhurat nga kojshit tan te cilet kan sjell per lindjen e djalit.

Falenderoj perzemersisht Policine e Kosoves e cila beri intervenim te shpejt dhe profsional per ta verifikuar pakon.

Faleminderit te gjithve qe u solidarizuan me ne.