“2 Gunz” bën qef me jetën e burgut në Britani

12.05.2018 11:37:58

Një bandit me origjinë shqiptare, i cili bën reperin, ka ngritur alarmin për autoritetet britanike.

I burgosuri i njohur me emrin Fari Lleshi dhe mban pseudonimin ‘2Gunz’ nuk përmendet opër herë të parë nga mediat e huaja. Para tre vitesh ai është arrestuar në Britani nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Karriera kriminale e djalit nga Kukësi ka filluar në Itali si grabitës bankash.

Llesjhi ka sfiduar autiritetet britanike nga qelia ku shfaqet për të disatë herë duke përdorur rrjetet sociale, madje dhe përdorues lëndësh narkotike, një shkelje kjo mjaft e rrëndë e rregullave të institucioneve të dënimit në Britani.

Media e huaj ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull  29 vjeçarit ku tregon se si ai mund të përdorë telefonin, të pijë alkol dhe lëndë narkotike ndërkohë që gjendet brenda në qeli.

Videot e tij të postuar në rrjetet sociale i kanë parë mijëra ndjekës. Lleshi ndan shpesh pamje ku shfaqet duke pire marihuanë dhe kërcënon viktimat jashtë.

Gjithashtu Leshi në këto publikime bën dedikime për të dashurën e tij dhe mban pas vetes mijëra ndejkës që e adhurojnë në rrjetet sociale.

Shumica e videove të tij janë të publikuara në Instagram, por ai gjithashtu i ka shpërndarë ato në Facebook dhe në You Tube. Videot e tij në YouTube mbajnë reklama të firmave të njohura duke ndihmuar kështu dhe në përfitim të ardhurash.

Para se të arrestohej, Lleshi drejtonte një faqe prej më shumë se 70,000  ndjekësish të quajtur ‘Shqiptarë në Londër’,  e cila gjithashtu shërbente si një urë kontakti me kontrabandistët dhe falsifikuesit e letrave të identitetit në Londër.

Sipas raporteve britanike është rritur numri i përdoruesve të telefonave në burgjet e Anglisë dhe Uellsit. Të dhënat zyrtare tregojnë se rastet e të burgosurve të kapur duke përdorur mediat sociale prapa hekurave janë pothuajse katërfishuar.

Të burgosurit përdorin telefona për të sfiduar viktimat dhe për të drejtuar një treg droge ilegale, fitimprurëse dhe në rritje, duke  kontrolluar kështu shitjen  drogës tek përdoruesit brenda dhe jashtë burgut.