20 të vdekur nga temperaturat e ulëta në Evropë

08.01.2017 12:17:28

Temperaturat e akullta në të gjithë Evropën kanë lënë më shumë se 20 të vdekur dhe mbuluan madje edhe ishujt grekë dhe Italinë jugore në dëborë.

Në Itali janë anuluar shumë fluturime derisa shkollat në pjesën jugore pritet të mbyllen të hënën.

Turqia ka qenë gjithashtu e prekur keq nga moti i ftohtë. Bosfori ishte mbyllur për lundrim të anijeve pasi një stuhi dëbore e rëndë goditi Stambollin.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. Temperaturat e natës në Rusi ranë në -30 gradë celsius, transmeton Klan Kosova.

Në veriun e Greqisë temperature ka rënë në -15 gradë celsius ku një emigrant afgan ka vdekur nga të ftohtit e javës së kaluar dhe rrugët janë mbyllur. Në Athinë, temperatura arriti mbi 0C derisa disa prej ishujve janë të mbuluar me borë.

Disa nga ishujt grekë janë “shtëpi” të mijëra emigrantëve dhe shumë  prej tyre janë duke u transferuar në strehim të përkohshëm dhe tenda të nxehta.

Hostelet në Itali kanë hapur dyert e tyre për të pastrehët derisa moti ishte “fajtor” për vdekjen e shtatë personave, pesë prej tyre që ishin pa kulm mbi kokë.