Zogaj: Rrënimi i Kishës Ortodokse – cënim i pavarësisë së Kosovës

19.09.2016 22:00:47

Petrit Zogaj nga Lëvizja ‘Fol’, ka deklaruar se mund të ketë një lloj mobilizimi shoqëror dhe kjo d.m.th është shfrytëzuar nga subjektet opozitare sepse k një qeveri që nuk prodhon rezultate.

“Tema në raport me kishën është se kisha është një objekt i ndërtuar në vitet e 90 dhe është objekt i papërfunduar që nuk është trajtuar në asnjë dokument të rëndësishëm”, tha ai, duke folur për ngjarjet e fundit në raport me Kishën Ortodokse Brenda kampusit univeraitar.

“Nuk është brenda zonave të mbrojtura brenda Planit të Ahtisarit nuk trajtohet si objekt fetar”, ka thënë Zogaj.

Më tej ai shton se ky është objekt që i ngjan kishës dhe nuk është zonë e mbrojtur që po na ngjallë një debat që është i orkestruar.

“Është përzgjedhje e politikës dhe çka duhet të bëjmë. Debati për rrënim është debat, është cenim i idealeve për pavarësinë e Kosovës.”

“Jo pse është e lidhur me idenë e pavarësisë por është një lloj cenimi që i bëhet vet idesë së pavarësisë sonë.”

“Nuk duhet të tentojnë me një lloj fashizmi ta rrënojmë. Është objekti më shpjegues se si ka ndodhur shtypja gjatë viteve 90-ta në Kosovë.”

“Gjatë kohës së viteve 90-ta kur na është shkelur midis kapmusit universitar është ndërtuar një kishë për të treguar një qasje fashiste në raport me Kosovën. Ne duhet ta përdorim atë objekt fetar për të shpjeguar kohën e viteve 90-ta”, ka përfunduar Zogaj.