21 gazetarë paraqiten sot para gjykatës në Stamboll

29.07.2016 11:49:31

Para gjykatës në Stamboll do të paraqiten 21 gazetarë, të cilët  janë marrë në paraburgim si pjesë e masave shtrënguese të zbatuara nga autoritetet turke, pas një përpjekje për grusht shtet të pasuksesshëm më 15 korrik.

21 gazetarët e kapur do të paraqiten sot për gjyq, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim për disa prej gazetarëve të cilët janë ende në liri, ka raportuar AP.

Turqia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas grusht shtetit që la të vdekur 290 persona nga masat e ashpra të aplikuara. Ndërsa janë 16 mijë njerëz të arrestuar për lidhje të dyshuara me rebelët.