230 filma në Dokufest

03.08.2017 17:10:06

“E ardhmja”. Kjo ë shtë  tema e kë tij viti e Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST . Drejtoresha e festivalit Nita Deda, u shpreh në  konferencën e prezantimit që  këtë  vit festivali përbëhet nga një program i gjerë dhe i kuruar me kujdes e qe perfshinë shfaqje te mbi 230 filmave, ekspozita, muzike, teknologji dhe diskutime. “Nga një numër rreth 2000 filmave, kemi përzgjedhur 102 filmave për kategori garuese të festivalit dhe rreth 150 filma për mbi pesëmbëdhjetë programe të veçanta të festivalit, shumë prej të cilave i përkojnë edhe temës së këtij edicioni”, tha  Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit

Nurkollari . Sipas tij, një bashkëpunim tjetër i veçantë është bashkëpunimi me Marubin- Muzeun Ndërkombëtar të Fotografisë në Shkodër, të cilët do të sjellin një ekspozintë, dy punëtori dhe një video-mapping nga koleksioni i Marubit.

Një tjetër ngjarje interesante e këtij edicioni është edhe Retrospektiva e Travis Wilkerson e cila vjen për here të parë, duke marrë parasysh se nuk ka ndodhur askund në botë. Nurkollari u shpreh se është shumë i kënaqur me numrin e filmave të regjisorëve kosovarë dhe shqipëtarë si dhe  cilësinë e përgjithshme të filmave për këtë vit, duke e marrë parasyshe se do të ketë filma fituese të festivaleve kryesore si Cannes, Tribeca, Berlinale, Sundance si dhe nga festivalet Europiane dhe rajonale. Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, njoftoi për ndryshimet e bëra sivjet, ku festivali për herë të parë ka filluar të aplikoj pagesë për gjatë aplikimit të filmave garues, gjë kjo që ka ndikuar edhe në ngritjen e cilësisë së filmave.

“Vlen të përmendet që edhe cilësia e autorëve kombëtarë sivjet ka qenë e nivelit të jashtëzakonshëm duke i krahasuar me nivelet e viteve te kaluara, e sidomos autorët nga Shqipëria ku prej 13 filmave sa edhe janë në kategori garuese, 6 prej tyre janë të autorëve shqiptarë” tha Karahoda. Programi Kombëtarë do ti ketë gjithësej 9 premiera që shfaqen për herë të parë në Dokufest nga data 7-10 gusht. Drejtori ekzekutiv  Eroll Bilibani, njoftoi për programet tjera të festivalit të cilat edhe mëtojnë të edukojnë gjithë pjesëmarrësit e festivalit. “Ne në programet tona mundohemi që filmin ta përdorim si një medium për edukim në të gjitha nivelet e shkollave, pasi që misioni ynë është edukimi përmes filmit” tha ai. Përmes punëtorive të ndryshme, Dokufest synon që të edukoj autorë të ndryshëm të rinj nga autorët më të mirë rreth realizimit të filmave. Në anënën tjetër këtë edicion rikthehet edhe Qendra Ballkanike e Dokumentarëve, ku do të jenë 7 projekte filmike të cila do të prezantohen para profesionistëve të ndryshëm për ti paketuar këto projekte për treg ndërkombëtar. Prezantimi i këtyre projekteve do të jetë publik Master Klasat përveç tjerash, do të mbahen nga regjisorë të njohur si John Smith dhe Travis Wilkerson. Drejtoresha Nita Deda tha që  nuk do të  mungojnë  as kë të  vit koncertet në  DokuNights ku do jetë  e pranishme këngëtarja me fame botërore Princess Nokia.