25 shenja tmerruese/ Fëmijët e çerdhes kafshojnë shokun e tyre

03.05.2019 11:43:56
Një nënë u tmerrua kur pa se fëmija i saj kishte 25 kafshime në trup pas një dite në çerdhe. Alice Bryant ka akuzuar çerdhen për neglizhencë pas publikimit të fotografive tronditëse të shpinës së vajzës së saj Rosalynn.

Ajo i zbuloi shenjat e kafshimit në shpinën e vogëlushes 15-muajshe kur po i ndërronte rrobat në shtëpi dhe tha se ishte aq e tronditur saqë filloi të qajë. Alice tha: -“Kam një lëmsh në stomak. Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë”.

Ajo e ka raportuar çështjen në polici dhe kjo e fundit tha se po e shqyrton rastin, por asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Zyrtarët besojnë se shenjat e kafshimit janë shkaktuar nga një fëmijë tjetër.

Çerdhja Creative Beginnings Preschool në Tucson, Arizona, nuk pranoi të bënte një deklaratë por i tha kanalit televiziv lokal “KOLD News 13’, se pretendimet e Alice ishin të pabazuara. Departamenti i Shëndetësisë në Arizona tha se nuk mund të komentonte mbi hetimet në pritje.