25 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

03.09.2016 13:23:26

Policia e Kosovës bën të ditur se për 24 orë ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme të kunderligjshme, dhe ka shqiptuar 991 tiketa për kundervajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

“Bazuar në informacionet e pranuara sot, se në rrugën rajonale Prishtinë-Ferizaj është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku kanë humbur jetën tre (3) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë më vigjilent, të respektojnë rregullat dhe procedurat që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor dhe të shtojnë kujdesin maksimal gjatë vozitjes për të ruajtur jetën e vet dhe të pjesmarrësve tjerë në komunikacion, pasi që rastet e humbjes së jetëve si rezultat i pakujdesisë dhe mos respektimit të ligjit të komunikacionit rrugor  janë tepër shqetësuse.” thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, përveç masave parandaluese njofton se; masa rigoroze ndëshkuese do të ndermerren, në bashkëpunim me autoritetet kompetente ligjore ndaj të gjithë atyre që bien në kundershtim me rregullat dhe procedurat ligjore me të vetmin qëllim për të shmangur rastet e tilla.