25-vjetori i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta: Gardian i Kushtetutës

20.10.2017 12:29:47

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në 25-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese theksoi se kjo gjykatë qëndron në krye të hierarkisë së sistemit dhe misioni i saj është të jetë gardiani  drejtpërdrejtë i Kushtetutës  në çdo shmangie të ligjit.

“Në këto vite Kushtetuesja ka treguat qartë ndarjen e pushteteve. Është institucion unik që mbron parimet kushtetuese, ndaj ka një rol shumë të rëndësishëm në funksionin  e shtetit të së drejtës.

Vendimmarrja e saj jo vetëm që ka zgjidhur konflikte, por ka ndihmuar në rritjen e kulturës, ka dëshmuar paanshmëri nga presionet politike, dhe duke korrektuar edhe sjelljen e disa të zgjedhurve politikë. Tashmë edhe kjo gjykatë përballet me problematikën e fazës tranzitore të reformën në drejtësi. Ashtu si gjithë, edhe gjykatësit e kësaj gjykate do t’i nënshtrohen rivlerësimit.  Kjo gjykatë duhet të përmbushë sfidat e saj”, tha mes të tjerash Meta.