26 vjet PD, Basha: Shqiptarët sot në ikje, si 26 vjet përpara!

11.12.2016 11:29:42

Partia do të ndryshojë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë”, ka deklaruar sot Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike nga oborri i selisë së kësaj partie para qindra anëtarëve dhe qytetarëve të mbledhur nga i gjithë vendi për të përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Hapja e dyerve të selisë për të gjithë qytetarët ka simbolizuar vendimin për hapjen e kësaj partie ndaj të gjitha kategorive, shtresave pa përjashtim, për një përfaqësim dinjitoz të tyre në qeverinë e ardhshme të demokratëve.

“Partia Demokratike lindi e madhe, – tha Basha. – PD-ja me përpjekjet e saj u solli shqiptarëve më shumë liri e demokraci dhe i solli ata më afër Evropës. Por nderimi dhe respekti për arritjet tona nuk na bëjnë ne të vërtbër dhe as nuk I fsheh ato që s’kemi bërë apo ato që kemi bërë. Shqipëria e vitit 1990 dhe kjo e sotmja janë larg njera-tjetrës, por kanë dhe të përbashkëta. Shqipëria e 1990 ishte ajo e një regjimi të kalbëzuar, kurse sot, pas 26-vjetësh ka në krye një kastë kriminale të korruptuar, që ka në sistem drogën, krimin. Ky është kalbëzimi që I nxin jetën çdo shqiptari dhe i vret shpresën dhe i shtyn në arrati.