Konfirmon policia: Një i vdekur e disa të plagosur në Ohio të SHBA- së (Foto) Konfirmon policia: Një i vdekur e disa të plagosur në Ohio të SHBA- së (Foto)

24.07.2016 10:47:48

Policia amerikane ka konfirmuar vdekjen e një personi në Ohajo të Hamilton.

Sulmuesi që qëlloi me armë drejt njerëzve është në arrati.

Viktima të tjera sipas policisë janë dërguar në spitalet lokale, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.

…………………………………………………….

Të shtëna armësh ka pasur mëngjesin e së dielës në Ohio të SHBA-së, në qytetin Hamilton.

Sipas orës së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të këtij mëngjesi.

Thuhet se nga këto të shtëna ka të vdekur, dhe mediat lokale raportojnë për shumë të lënduar,transmeton Indeksonline.

Gjuajtjet janë dëgjuar në një lokal dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka informacione tjera më të hollësishme lidhur me rastin.