27 aksidente gjatë ditës së djeshme, një me fatalitet

10.03.2019 17:18:35
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente, ku një prej tyre ka qenë me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë fatkeqësisht një aksident ka qenë me fatalitet dhe shtatë të tjerë me lëndime trupore.

Ndërkaq 19 aksidente kanë qenë me dëme materiale, shkruan më tutje lajmi.net.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 172 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.