271 milionë euro shkëmbime tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2018

05.01.2019 20:46:15

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,  Qemal Minxhozi, ka uruar që viti 2019 të shënojë rritje edhe më të madhe tregtare mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gjatë vitit 2018 u shkëmbyen 2018 milionë euro mallra tregtare.

Sipas tij kjo është një rritje e eksportit për të dy vendet.

Urimi i Minxhozit:

Gjate vitit 2018 u shkëmbyen 71 milion euro mallra me shume se ne Vitin 2017 dhe 106 milion me shume se ne Vitin 2016.

Gjate vitit 2018 midis 2 aneve te kufirit u shkëmbyen 271 milion, ku Shqipëria eksportoi 205 milion ndërsa Kosova eksportoi ne Shqipëri 66 milionë.

Krahasuar me një vit me pare Kosova i rriti eksportet e saj 23 përqind ndërsa Shqipëria 33 perqind.

Uroj qe 2019 te njohe rritje edhe me te mëdha!