28 vjet LDK: Kohë krenarie dhe reflektimi

23.12.2017 10:59:00

Sot kur LDK ka mbushur 28 vjet është koha:
1. Që në LDK të rikonfirmohet se filozofia politike e presidentit Rugova është filozofia e pandryshueshme e saj;

2. Që në LDK të konfirmohet se kjo parti është e vetmja forcë politike e mirëfilltë dhe më serioze që ka mbrojtur dhe realizuar interesat shtetërore e kombëtare, ka ndërtuar dhe ka fuqizuar aleanca të drejta gjeoplitike në krye me SHBA-të;

3. Që në LDK të konfirmohet vlerësimi për veprimtarët e devotshëm, të përkushtuar dhe të lidhur edhe emocionalisht me këtë parti;

4. Që në LDK të konfirmohet përkushtimi dhe vendosmëria për të shtyrë përpara dhe për të këmbëngulur për zbardhjen e vrasjeve politike;

5. Që në LDK të konfirmohet se veglat kondomë, pra njerëz të lidhur me parti dhe struktura të jashtme i kanë bërë dëm të madh kësaj partie;

6. Që të konfirmohet se LDK është gati që të përballet me sfidat që do të sjellë viti i ardhshëm si në planin e brendshëm partiak, ashtu edhe për vendin;

7. Që në LDK të konfirmohet se të gjitha partitë tjera janë me orientim të qartë kundër saj, prandaj edhe qëndrimi i saj ndaj tyre do të jetë vetëm në përputhje me interesat e saj, të vendit dhe në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë në krye me SHBA-të;

8. Që në LDK të konfirmohet se Qevetia e drejtuar nga kryeministri Musrafa ka qenë Qeveria më e suksesshme e Kosovës dhe se veprimtaria destruktive e disa kuvendarëve të saj në legjislaturën e kaluar kundër saj, ka ndihmuar në rrëzimin e saj;

9. Që në LDK të konfirmohet se ndaj saj është zhvilluar dhe po zhvillohet lufta speciale përfshirë ajo medietike dhe mëton ta dobësojë dhe rrënojë atë;

10.Që në LDK të konfirmohet se përballë kësaj lufte speciale edhe medietike ka dështuar edhe për shkak të rolit destruktivë të individëve brenda saj.

Dhe urimi për këtë 28 vjetor përfshin edhe urimin për konfirmimin e të gjitha këtyre në interes të saj dhe të vendit!