29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme

09.06.2017 15:59:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017. Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim: 160 vëzhgues nga 8 Ambasada, 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare, 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore, 3 mijë e 657 vëzhgues ngaPartitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.