3 ndeshje pa shënuar, Messi vendos një rekord negativ!

11.02.2020 10:05:58
Football Soccer - Barcelona v Real Betis - Spanish La Liga Santander - Camp Nou stadium, Barcelona, Spain - 20/08/16 Barcelona's Lionel Messi celebrates a goal against Real Betis. REUTERS/Albert Gea

Tre ndeshje pa shënuar në kampionat janë shumë për një sulmues çfarëdo, por për Lionel Messin mund të konsiderohen një përjetësi. Pavarësisht 3 asisteve në sfidën ndaj Real Betis, ylli argjentinas regjistroi një rekord negativ.

Kjo ishte ndeshja e 3-të rresht që Messi që nuk shënon në La Liga. Seria negative e ndeshjeve pa gol në kampionat për 6-herë fituesin e Topit të Artë nisi me transfertën ndaj Valencias, vazhdoi me sfidën ndaj Levantes për të kulmuar me duelin e fundit ndaj Real Betis në të cilin gjithsesi Messi e tregoi klasin e tij me 3 pasime për gol.

Messi nuk qëndronte pa shënuar në 3 ndeshje radhazi në kampionat që nga shkurti i vitit 2018-të, por mesa duket konflikti në distancë me drejtorin sportiv Eric Abidal dhe zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona, kanë tensionuar yllin argjentinas i cili nuk është i qetë.