30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë që kryen vjedhje kibernetike në SHBA

09.02.2018 17:32:32

Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, të cilët u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës.

Hoxha e Musliu, janë në mesin e 36 personave që po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, për rolet e supozuara në organizatën kriminale transnacionale, skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit, përgjegjës për më shumë se 530 milion dollarë në humbje nga krimet kibernetike.

Siç theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kosovari i identifikuar me emrin Besart Hoxha, njihej në internet me nofkën “Pizza”, ndërkaq i akuzuari Liridon Musliu njihej në internet me nofkën “Hulk”.