30 Milionë euro për”Chichariton”

01.01.2017 13:09:31

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez ‘Chicharito’.

Mediat angleze shkruajnë se tekniku italian është i vendosur për të blerë një sulmues të ri në janar.

Conte synon ta forcojë repartin e sulmit, në mënyrë që të gjejë një partner të denjë për Diego Costan.

Thuhet se në krye të listës së Contes është sulmuesi meksikan, i cili po bën sezon të mirë me Leverksuenin.

Blutë e Londrës janë gati t’i investojnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili duket se do të rikthehet në Premier League.

Ndryshe, Conte është duke e vëzhguar edhe sulmuesin e Swenseas, Fernando Llorenten, më të cilin Conte ka punuar tek Juventusi.