4 pjesëtarët e familjes në Vlorë dalin pozitiv me koronavirus, dezinfektohet e gjithë zona

23.03.2020 08:59:37

Bashkia e Vlorës ka dezinfektuar sot zonën ku punonte dhe jetonte 57-vjeçari dhe familja e tij që dje u konfirmuan me Covid-19.

Mbrëmjen e djeshme familja prej katër persona është shoqëruar për tek spital infektivi në Tiranë, pasi shfaqën simptomat e koronavirusit.

Pallati ku jetonte familja me iniciale P.S. është në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qendrore. Po ashtu, 57-vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.