40 milionë Euro në vit, Barcelona mbulon në ar Messin

13.03.2017 19:19:42

Në përfundim të ndeshjes së kthimit ndaj Paris Saint Germain-it të cilën Barca e tij e fitoi me rezultatin tenistik 6-1, duke hyrë në histori për atë përmbysje fantastike, Raymond Domenech ish trajneri i Francës  e cilësoi Lionel Messin si një futbollist të mbaruar. Deklaratat e Domenech bënë xhiron e botës pasi të flasësh në të tillë mënyrë për një lojtar që ka shkruar historinë e Barcelonës dhe që ka fituar 5 Topa të Artë në karrierë është dicka e palogjikshme. Por për ti treguar Domenech-ut dhe të gjithë atyre që mendojë se epoka e Leo Messit në futboll ka përfunduar drejtuesit e Barcelonës kanë bërë gati një kontratë të re me shifra të cmendura për yllin argjentinas.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle që Messi të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, drejtuesit e klubit katalanas janë gati ta mbulojnë me ar 29-vjecarin pasi kanë besim të verbër te aftësitë e futbollistit amerikano-jugor. 40 milionë Euro në sezon pritet ti ofrojnë blaugranat Messit me argjentinasin që nëse firmos kontratën e re do të bëhej futbollisti më i paguar në Europë.  Për të shmangur interesimin e klubeve të tilla si Paris Saint Germain, Manchester City dhe Interi, Barcelona kërkon të blindojë Messin me një kontratë të re afatgjatë, me një pagë faraonike. Vetëm Carlos Tevez merr aktualisht 40 milionë Euro në sezon por Apashi për të përfituar një shifër të tillë është transferuar në kampionatin kinez te Shanghai Shenhua.