42 emigrantë të vdekur nga përmbytja e varkës në Egjipt

22.09.2016 17:42:53

Të mbijetuarit e një barke që u përmbyt në bregdetin e Egjiptit të mërkurën, kanë thënë për BBC’në se qindra njerëz janë mbytur.

Barka e cila është fundosur po bartte 550 emigrantë, kur është përmbytur 12 kilometra larg bregdetit.

Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 163 njerëz dhe kanë gjetur 42 trupa  deri më tash, në afërsi të portit Rosetta.

Katër pjesëtarë të ekuipazhit që drejtonte barkën janë arrestuar lidhur me incidentin, kanë thënë zyrtarët egjiptianë.

Ata dyshohen për trafikim me njerëz, raportojnë zyrtarët ligjorë.