Përvetësimi i armëve kundër ajrore mund të ketë qenë qëllimi i sulmit të ISIS në Palmyra

14.12.2016 23:43:53

Zyrtarë të Pentagonin amerikan, kanë bërë të ditur sot se xhihadistët e Shtetit Islamik mund të kenë përvetësuar armë kundër ajrore, kur javën e kaluar rimorën qytetin sirian Palmyra.

Shteti Islamik ishte rikthyer pas 8 muajve në qytetin antik Palmyra, i cili është i mbrojtur nga UNESCO.

Por sipas zyrtarëve amerikanë, rikthimi i tyre mund të lidhet me rrëmbimin e armëve kundër ajrore, të cilat i kishe në përdorim ushtria siriane, transmeton KosovaPress.