47-vjeçarja mbytet në fuçinë e mbushur me ujë

18.06.2017 23:31:32

Një 47-vjeçare ka humbur jetën në një mënyrë mjaft të çuditshme. Sipas policisë, shtetasja M.K, 47 vjeçe është mbytur në një fuçi të mbushur me ujë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në  fshatin Marqinet të Tiranës.

Në banesën e viktimës ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së shtetases M.K. Paraprakisht ngjarja është regjistruar si aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.