48-vjeçari i merr timonin shoferit dhe tenton të vrasë 20 vetë në Kavajë

26.12.2016 09:29:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kavajë kur një 48 vjeçar kërcënoi seriozisht jetën e 20 pasgjerëve të një furgoni në Kavajë. Policia sqaroi sot ngjarjen, duke deklaruar se Ferdinand Rapaj, 48 vjeç nga Vlora i ka marrë timonin shoferit dhe mjeti është përplasur me trafindaresen.

Ferdinand Rapaj ka qënë i ulur në sediljen e parë paralel me drejtuesin e mjetit, gjatë lëvizjes në superstradë në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, ka nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjere duke ju thenë: – “Më njihni ju mua? Unë ju vras të gjithëve!” Më pas ka kapur timonin duke e devijuar mjetin, dhe si pasojë furgoni me pasagjerë është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerezore. Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin.

Pasi mjeti ka ndaluar, shtetasi Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”, bëri të ditur policia.