5 prokurorët mbrojtën vrasjen e nje fëmije që u pushkatua në mes të Lezhës

14.04.2019 10:16:23

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Lezhës në 17 korrik të viti 2010, ku një 15-vjeçar u qël.lua për vdekje nga policia. Vëllai i 15-vjeçarit Ardit Skandaj i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku ka treguar të gjithë ngjajen e rëndë ku mbeti i pajetë vëllai i tij 15-vjeçar Armando.

Autori i ngjarjes, ish-oficeri i policisë Skënder Seferi sipas Ardit Skandaj është arrestuar nga Interpoli në Francë, por mediat shqiptare nuk kanë bërë asgjë publike pasi vetë shteti nuk e ka lejuar ngjarje të bëhet publike.

Vëllai i viktimës, Ardit Skandaj shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Unë që po ju shkruaj jam Ardit Skandaj nga Lezha. Po ju parashtroj problemin e familjes sime. Më datë 17.07.2010 në qytetin e Lezhës ndodhi vr.asja e një fëmije të pafajshëm që ishte vetëm 15 vjeç dhe quhej Armando Skandaj!
Ai u vra në mënyrë barbare nga policia e Lezhës duke u pushkatuar në mes të qytetit. Në atë kohë u bë shumë padrejtësi.

Vr.asja u mbulua se operacioni i policisë ishte i paplanifikuar dhe i gabuar! Atëhere u hodh shumë baltë me justifikimin se ka pasur shkëmbim zjarri, por të gjitha alibitë e policisë u rrëzuan. Pas shumë vitesh kjo ngjarje është zbardhur pavarësisht dë.nimit të dhënë nga gjykata shqiptare.
Nga këmbëngulja e familjes nëna, babai dhe motra donin të dinin përse u vra djali i tyre Armando. Ai u qël.lua nga e gjithë policia, gjjë që u pranua në gjykatë, por në bazë të provave shkencore, dëshmive në prokurori, pas disa vitesh con në gjykatë shefin e antiterrorit Skënder Seferi, i cili u shpall fajtor në të gjitha shkallët e gjykimit.
Por prokurori i cështjes Bardhok Lleshi e favorizoi vr.asësin e vëllait tim duke e lënë pa masë ar.resti, pra një vra.sës që lëvizte i lirë. Në vitin 2015 u dë.nua nga gjykata e Lezhës dhe në 2016 u dë.nua nga gjykata e apelit, por në atë moment atë ditë ai u largua dhe u favorizua nga prokuroria e Lezhës, konkretisht nga prokurori i çështjes Bardhok Lleshi!
Prokuroria mirë që nuk e dërgoi dosjen në vr.asje me dashje, por e la të lirë!Gjyqi ka filluar me dt 22.01.2014 dhe ka perfunduar ne 2016 sepse autori vr.asjen kishte ndërhyrë thellë në gjykatë dhe prokurori ! Këtë çështje e kanë marrë në dorë 5 prokurorë të gjithë kanë pas frikë nga ky vr.asës!
Ata janë Xhemal Boshnjak, Mihallaq Bleta, Sabri Kastrati, Ylli Pjetërnikaj, Arjola Premçi dhe Bardhok Lleshi që favorizoi vr.asësin që e la të lirë pa masë ar.resti dhe duke e ndihmuar maksimalisht!
Gjyakata edhe pse në presion të madh e dë.non vr.asësin e vëllait tim me 5 vjet bu.rgim. Një vr.asje e dytë për ne si familje por më e rëndë akoma është se prokuroria e Lezhës fsheu urdhërin ndërkombëtar i cili duhet shpallur atë ditë që u dë.nua nga gjykata e Apelit, pra më datë 14.09.2016 me nr vendimi 50-2016-1032.
Prokurori Përparim Vukaj i ngarkuar për të bërë ekzekutimin e fshehu deri në datën 06.03.2017 pra për disa kohë duke i dhënë mundësinë të lëvizë i lirë në Europë. Me bindje jemi të sigurt që ky prokuror e ka bërë qël.limisht. Po bëhën gati 9 vite dhe vr.asësi Skënder Seferi është ar.restuar në Francë ku nga burimet tona të sigurta rezulton se është ar.restuar nga Interpoli për vr.asjen e vëllait tim, po theksoj se ky vr.asës ka qenë në azil politik bashkë me familjen që nga data 14.09.2016. Pra e gjithë kjo ka ardhur nga Prokuroria e Lezhës, konkretisht Bardhok Lleshi dhe Përparim Vukaj që fshehu urdhërin dhe ai jetonte si pasha në Francë duke paraqitur kërkesën për azil politik, gjë e cila është refuzuar tani nga shteti francez.
Prokuroria dhe ministria e Drejtësisë nuk na ka informuar se Skënder Seferi është ar.restuar në Francë në datën 07.01.2019. Pse u mbrojt ky vr.asës? Pse shteti nuk bëri drejtësi? Pse nuk u ar.restua kur bëri vr.asjen?
Kam kërkuar ndihmë në të gjitha institucionet shtetërore, por asgjë konkrete. Edhe Interpoli e bëri ar.restimin ngaqë e kemi bërë ne denoncimin dhe kemi dhënë vendodhjen e tij në Francë! Ministria ja ka mbajtur të fshehtë edhe medias. Pse të mos e dijë media, pse të ketë frikë ndaj shtetit?
Disponoj cdo dokument ! Këto janë shumë pak cfare ju kam shkruar! Kërkoj mbështetjen nga ju si e te vetmit që thoni te vërtetën,për hir të atij femije qe ju pre ëndrra për jetën ,për padrejtësitë që jane bere ,për nënën e babain që derdhin lot cdo ditë per djalin e tyre ! Ju me mire e se kushdo e kuptoni situaten pasi jeni përballuar me shume ngjarje, po a e kupton si do ishte ngritur shteti nese do ishte vrarë një polic, ndërsa kur shteti vret nje femije hesht prej afro 9 vite, është diçka shumë e rëndë! Shpresa e vetme jeni ju që të publikohen te gjitha, të sjell cdo dokument cdo vend cdo kërkesë! Ngelem me shpresë te ju!”

/JOQ