500 milionë euro për Messin nga Kina

16.12.2016 11:28:43

Një klub kinez i Super League do të përpiqet të marrë shërbimet e yllit argjentinas të Barcelonës. Madje, sipas “Sky Sport”, janë gati negociatat e kontratës me Lionel Messin, të cilit i është bërë një ofertë mahnitëse, me vlerë gjysmë miliard euro. Argjentinasi është aktualisht në bisedime për zgjerimin e marrëveshjes së tij në “Camp Nou”, ndërsa Barcelona është shtëpia e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” që nga mosha 13-vjeçare.“Hebei China Fortune”, megjithatë, e ka gati ofertën, që do të jetë e vështirë të refuzohet nga pikëpamja financiare. Raportet sugjerojnë se klubi aktualisht drejtohet nga Manuel Pellegrini, i cili mund t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare yllit të futbollit botëror, në bazë të së cilës Messi do të marrë një shifër të pabesueshme prej 100 milionë € në sezon./fokusi.org/