Moska: Maqedonia, Mali i Zi dhe BeH me forcë shtyhen drejt NATO-s

16.01.2017 12:45:01
“Obama jo vetëm që ka përkeqësuar raportet amerikano-ruse por edhe e ka pamundësuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Natos e BE-së këto vitet e fundit.”
Sekretari i këshillit të mbrojtjes të Rusisë, Nikolaj Patrushev ka deklaruar se është vendosur një kurs për zgjerimin e NATO-s ku me forcë të hatashme shtyhen Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina ndërkohë që janë duke u shpërndarë elemente për sistem global dhe mbrojtje raketore të SHBA në Evropë, shkruajnë kështu mediat botërore informon Zhurnal.

Patrushev ka shtuar se kursi i presidentit amerikan Obama jo vetëm që ka përkeqësuar raportet amerikano-ruse por edhe e ka pamundësuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Natos e BE-së këto vitet e fundit.