6 mijë litra gaz në bodrume/ Një lagje e tërë në rrezik të shpërthejë në Durrës

26.11.2019 15:03:44

Policia është vënë në alarm në Durrës, pasi në hotel “Lubjani”, në lagjen 13 të qytetit, një pjesë e të cilit është shembur nga lëkundjet e tërmetit, është gjendur një cisternë me 6 mijë litra gaz, raporton gazetari i “Panorama”.

Cisterna rrezikon të shpërthejë duke marrë parasysh që vijojnë pas goditjet.

Ndërkohë përball Hotel Lubjanës është shembur edhe një hotel tjetër në të cilin ndodhen 3 persona në gërmadha, ndërsa deri më tani është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e vogël.