6 raste të reja me koronavirus dhe 6 të tjerë të shëruar në Kosovë

03.04.2020 19:42:27

Edhe 6 pacientë janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë pas analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.

Përveç 6 rasteve të tjera, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 6 pacientë të infektuar me koronavirus kanë rezultuar negativ – e kjo do të thotë se janë shëruar nga virusi.

Sipas të dhënave, sot janë testuar 105 mostra nga rastet e hospitalizuara në Klinën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku 6 rezultuan pozitive.

Ky është njoftimi i plotë së bashku me rekomandimet e IKSHPK-së:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).

Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 3 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.074.290 raste të COVID-19 dhe 56.989 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (265.506), Italia (119.827), Spanjë (117.710), Gjermani (89.838), Kina (81.620), Francë (59.105), Irani (53.183), Mbretëri të Bashkuar (38.168), Zvicër (19.606), Turqi (20.921), Belgjikë (16.770), Holandë (15.723), Austria (11.489), duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.613), Serbi (1.476), Kroaci (1.079), Slloveni (934), Maqedoni e veriut (430), Shqipëri (304) dhe Mali i Zi (174).

Deri me 3 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (14.681), Spanjë (10.935), Francë (5.387), Mbretëri të Bashkuar (3.605), Holandë (1.487), Belgjikë (1.143), Gjermani (1.230), Zvicër (591), Turqi (425), Austri (168), Danimarkë (139), Poloni (65), Greqi (59), Serbi (39), Hungari (26), Luksemburg (31), Slloveni (20), Shqipëri (17), Bullgari (14), Maqedoni e veriut (11), Kroaci (8) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!