60 familje skamnore ndihmohen me pako ushqimore në Mitrovicë

13.09.2016 15:48:27

Bashkësia Islame në Mitrovicë së bashku me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Mitrovicës,  për festën e Kurban Bajramit  kanë ofruar ndihma  me pako ushqimore për  familjet skamnore.

Burim Veliu, kryeimami i Bashkësisë Islame në Mitrovicë tha se janë ndihmuar 60 familje skamnore  me gjëra ushqimore, me ç’rast këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë miell,vaj, krip, sheqer, transmeton Indeksonline.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, ka thënë  se shumë familje nuk i kanë mundësitë e duhura për të bërë një jetë normale dhe kjo ndihmë  është e mirëseardhur për të gjitha familjet skamnore të komunës sonë.

 

”Është bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore në qytetin e Mitrovicës, për njerëzit skamnorë, në mënyrë që sadopak të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë. Falë bashkëpunimit edhe me Bashkësinë Islame të Mitrovicës  kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” ka thënë drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës, gjithmonë me rastin e festave të Bajramit u ka dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, e që sado pak atyre t’ua zbusin varfërinë, thuhet në një komunikatë për media.