60 vjeçarit iu pre koka nga përplasja, teksa tentonte të kalonte rrugën Tiranë-Durrës (Video)

17.10.2016 21:06:00

Një këmbësor humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Tiranë – Durrës.

Bëhet me dije se 60 vjeçari ende i paidentifikuar humbi jetën pas plagëve të marra, ndërkohë shoferi u kap në flagrancë pasi braktisi vendin e aksidentit.

Ndërsa kalimtarët thanë se rrugën Tiranë-Durrës gjendet një kufomë e pa indentifikuar dhe pa kokë. Mendohet të jetë aksidentuar teksa ka tentuar të kalojë rrugën në këmbë.

“Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet  me targa AA 730 MP që  drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili  ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë”, njofton policia.