600 mijë euro për lule”/ Francezët shpërthejnë kundër Macron: E turpshme!

11.01.2021 17:05:42

Presidenti francez, Emmanuel Macron është kritikuar ashpër, pasi akuzohet se ka shpenzuar 600 mijë euro nga paratë e taksapaguesve për lule për Pallatin Elysée gjatë 2020-s.

Sipas mediave të huaja, këto shpenzime u bënë pavarësisht pandemisë së koronavirusit dhe faktit se Pallati ishte i mbyllur për vizitorët dhe priti shumë më pak se kurdoherë zyrtarë shtetërorë.

Kjo shifër është cilësuar si shumë e lartë, madje theksohet se shpenzimet janë katër herë më shumë se ato të bëra nga Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy