62 aksidente brenda ditës, tre me fatalitet

27.08.2019 14:13:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, ku tre prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Sipas njoftimit, po ashtu 18 kanë qenë me të lënduar ndërkaq 41 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës djeshme, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 329 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik.