64 kg drogë në makinë, arrestohet transportuesi shqiptar

28.11.2016 21:26:36

Një shqiptar është arrestuar për posedim dhe transport droge pasditen e djeshme në rajonin e Kosturit në Greqi, raportojnë mediat lokale.

Në pranga është vënë një 40-vjeçar, identiteti i cilit nuk bëhet i ditur. Ai u ndalua teksa ishte nën drejtimin e një makinë.

Në automjet, u gjendën katër çanta në të cilat ndodheshin 64 kg dhe 150 gram kanabis.

Hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët e shqiptarit.