65-vjeçari nga Ferizaj vdiq nga koronavirusi, kërkohet që brenda 24 orëve të gjenden kontaktet e tij

08.04.2020 15:51:12

Një 65 vjeçar nga Ferizaj ndërroi jetë dje në Emergjencë të QKUK-së, ndërsa pas analizave të bëra u vërtetua se i njëjti kishte edhe koronavirus.

E në lidhje me rastin në fjalë është diskutuar edhe sot në Shtabin Emergjent të formuar nga komuna e Ferizajt.

Kësisoj është marrë vendim që kontaktet e personit të lartëpërmendur të përmbyllen brenda 24 orësh, në atë formë që të izolohet komplet mundësia e përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Po ashtu, ndër vendimet tjera të komunës është edhe nisja me shqiptimin e gjobave  për personat që shkelin vendimin për frekuentimin e zonave malore.

Postimi i plotë:

Sot mblodha Shtabin Emergjent për përballimin e situatës me pandeminë COVID-19 ku morëm vendim që:

Të përmbyllet brenda 24 orëve lista e kontakteve të personit të infektuar me COVID-19 i cili ndërroi jetë dy ditë më parë si dhe kontaktet e kontaktit (palët e treta) që të izolohet tërësisht mundësia e përhapjes së virusit;

Nuk do të ofrohet asnjë shërbim komunal, nga institucionet komunale dhe institucionet shëndetësore nëse kërkuesi i shërbimit, qytetari apo pacienti nuk është i pajisur me doreza dhe maskë;

Policia e Kosovës në Ferizaj do të nis së gjobituri qytetarët që shkelin vendimin për frekuentimin e parqeve e zonave malore;

Ndalohet qarkullimi në sheshin qendror të Ferizaj, duke krijuar kanale alternative kalimi për qytetarët që kanë domosdonë e qarkullimit për nevoja të furnizimit me ushqime e ilaçe; Të shtohen patrullimet policore në lagje komunitare veçanërisht lagjet e komunitetit joshumicë;

Vendosëm që të nis punën shërbimi online psikologjik i krijuar nga Komuna me profesionistët e fushës.

Të gjitha këto masa janë të domosdoshme, që shëndeti i ferizajasve të jetë i mbrojtur. Bashkë, do të dalim me shëndet nga kjo situatë!.