7 Marsi dhe prejardhja e disa emërvendeve të ndryshme

04.03.2018 13:28:32
Nga Sinan Kastrati

Prejardhja e falëve Junik, Lubeniq e Bequk, sipas vendasëve dhe tema të aktualitetit tonë të përditshëm.

(Vazhdon nga numri i kaluar “Lufta e Shkodrës për mbrojtjen e tokave shqiptare kundër Malit të Zi, më 1913” )

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë mësuesit shqiptarë që punuan me e pa rroga në kohë e fshatra të Kosovës në kushte të vështira e kryet nër gershanë.

Një nderim ia të posaqëm kësaj radhe ia dedikoj edhe Irman Pepshit, tash kur po afrohet dita e mësuesit dhe përvjetori i shkollës shqipe, 7 Marsi.

Purizmi

Në gjuhësi termi “Purizëm” e ka kuptimin kur një gjuhë nuk përdor fjalë të huaja dhe me çdo kusht mundohet me i zëvendësua fjalët e huaja me fjalë të reja (neologjizma) . Kjo është e pamundur pasi që çdo gjuhë merr e jep fjalë në gjuhën tjetër fqinje, fjalë e shprehje si dhe kulturën në punë, në veshje, ushqim etj. Ato fjalë të, huaja hyjnë në dy m`nyra; nëpër rrugë paqësore dhe me luftë ose me dhunë. Shembuj të tillë në gjuhën shqipe në Kosovë e në Shqipëri kemi sa të duash sidomos emrat e venbanimeve, qyteteve (Qyteti Stalinë, tash Kuqovë) po edhe emrat e njerëzve fshatrave, maleve etj. psh “Lubizhdë”, “Dragobil”, “Velika Reka”, Gradina.

Shpesh krahas emrave sllav, ka pasur edhe emra në gjuhën shqipe që janë përdorur, shqip nga shqiptarët dhe sebisht nga serbëy, si Serbic e Skenderaj. Emri Skënderaj (nga Skënderbeu) është fjalë më e hershme, shumë më e vjetër se fjala “Serbicë”, Uroshevac (Ferizaj).

Por ajo që është për të ardhur keq është se pas vitit 1999 një grup”studjuesish” shqiptarë, nuk di nga cili institucion, që mirren me onomastikë, toponimi etj., gati të gjithë emrat e vendbanimeve sllave, i kanë “shqipërua” ose më mirë me thënë, i kanë përkthye, psh “Velika Reka”, një fshat në rrugën Prishtinë- Vushtrri, afër fshatit Stanofc. Këtë fshat e kanë pagëzua si “Lumi i Madh”, e aty nuk ka as lum përveç një vijë prroi që kur të bie shi në vjeshte e në panverë dallohet se ec ujë.

Image

Irman Pepshi, Floresha Dado dhe Zizë Pepshi me Kushtrimin e vogël

FOTO GALERI

Ajo që është për keqardhje edhe më të madhe, në Shqipëri ky trend i emrave dhe fjalëve sllave e greke ka vazhduar me të madhe në kohën e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe mjerisht në shumë fusha të jetës, si në ushtri, psh fjala “marsh”,fjalë ushtarake,  emrat e njerëzve, si Zhdanov” apo Malenglen (shkurticë e Marks, Engels e Lenin) janë aq të shumë sa mendja e shëndosh nuk i përthekon.

Por për këto dua të shërbehem me një letër të cilën poeti i madhë i Kosovës, Ali Podrimja ia dërgoi poetit më të madhë të “Realizmit socialisr”, në Shqipëri, Dritëro Agollit. Poeti Podrimja i shkruan Agollit:

“I dashur Dritëro! Unë nuk i zgjedh miqtë sipas partive , por sipas bindjeve kombëtare. E di kahmoti se brenda mundësive të tua ke bërë çmos për çështjen kombëtare . Kurrkush nga ne nuk jemi fajtorë për një të kaluar të zezë. Fajtorë janë ata që e mashtruan popullin.

Mik i dashur, nuk dua të më keqkuptosh por as në Kosovën e okupuar nuk kam mundur të has në aq emra sllavë sesa në Shqipëri: Ç’u deshën ata emra; ç’u deshtë të heqim dorë shpesh nga një pjesë më e shndritshme e historisë sonë. Ne bre, nuk jemi popull qysh nga dje; neve na vjen era lashtësi. Më bëhet se çdo pjesë e trupit tonë na është një degë apo rrënjë e nënës tokë.” dhe vazhdon letra … Për më shumë, lexuesit po ia paraqes titillin dhe linkun, ”Letra e Ali Podrimës drejtuar Dritëro Agollit: Kam parandjenjë të çuditshme se Kosova do të na bëhet një Çamëri e re”.

E bija e Dritëro Agollit, Elona Agolli dje i ka publikuar këto letra, të cilat thotë se i kanë dhuruar një ndjesi të dhimbshme. Më anë të letrave, Pordimja …

E di se kjo është një temë e gjerë dhe sigurisht se nuk mund ta shqyrtoj në këtë shkrim timin të vogël por kjo nuk do të thot që studjuesit shqiptarë që mirren me emra sidomos të vendeve të iu mshojnë me fshisë çdo emri që nuk është shqiptar.

Një grup studjuesish rus kur kanë shkua në Beograd, i pysin gjuhtarët serbë: -A keni fjalë turke në fjalorët tuaj? –Jok, përgjigjen gjuhtarët serbë me mburrje por edhe dhe ironi.

Edhe në gjuhët tjera që kanë një traditë më të gjatë të shkrimit, emrat e qyteteve e vendeve tjera, nuk i kanë fshi por përkundrazi, i ruajnë. psh. fjlala “Normandi”, vend i njohur në Fancë ku kanë kanë zbarkua forcat aleate amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, vjen nga gjuhët  Nordike (Sued.), “Norr”, dmth “Veri” dhe “Män” dmth “njeri”- Njerëz të Veriut (Suedezë, Norvegjezë, Islandezë) ose fjala angleze “husband”, gjithashtu është fjala suedeze, Husbond (katundar që mirret me bujqësi, Bujk) dhe sot e gjithë ditën anglezët po edhe francezët i përdorin në gjuhën e folur e të shkruar pa kurrfarë ngarkese.

Kjo ngarkesë e ky inat, mëri paraqitet sidomos te popujt e vegjël. Rasti i fundit është kur u shpartallua Jugosllavia e Titos, shumica e ish republikave, si Kroacia, Bosnja e Mali i Zi ngulën këmbë dhe i futën në përdorim zyrtarë termat “Serbishtja”, “Kroatishtja”, “Boshnjakishtja” që mendojnë se nëse e kanë edhe “gjuhën” e tyre, do të ndahen njëherë e përgjithmonë nga e kaluara, “Serbokroatishtja”.

Kjo nuk i pengon popujt e Amerikës Latine që flasin spanjishten e portugishten që ti quajnë psh “Gjuha argjentinase” apo “Braziliane” .

Kjo jo vetëm që nuk është “e lejueshme” por dalim edhe qesharakë me vetvehten.

Image

Irman Pepshi me nupin Kreshnikun dhe rejen Zizën

FOTO GALERI

Tako je!

Pas “luftës”, së fundit, më 1999 në Rahovec vendosin që më të mos flasin gjuhën që në popull njihet si “bugarqe” e popullsinë e Rahovecit fshatarët i kanë quajt “bugarë”. Ka edhe familje të njohura që emrin familjarë e kanë “Bugari”.

Studjuesi më i mirë i kësaj “gjuhe” është Sabahajdin Cena por unë nuk do të flas sot për gjuhën e Rahovecit por dua të tregoj ate që kam ddëgjua. Sabahajdin Cena në një tubim të madh në Rahovec, u drejtohet qytetarëve:  “Tash e tutje nuk do të flasim bugarqe …” ndësa një pjesë e qytetarëve i përgjigjen –Tako je”.

Kjo dotë thotë se gjuha nuk ndryshohet me ligje e as me dhunë por duhet kohë.

Edhe një gjë për Rahovecin. Rahoveci është i vetmi qytet në Kosovë që nuk i lë forcat ruse, në kuadër të KFOR-it të hyjnë në Rahovec. Ata kanë ndejtur te Rrasa e Rahovecit, në Veri-Përëndim të Rahovecit me arsytim se bashkë me serbët, edhe rusët kanë bërë krime në popullsinë e Rahovecit.

Por unë sot do të flas vetëm për disa fjalë, emrat e tri katundeve shqiptare dhe të qytetit të Skënderajt, të Ferizajit e krahinës së Podrimes.

Bequk-i

Bequk-i është fshat në lindje të maleve të Qiqavicës (Qyqavicë).që i takon krahinës së Artakollit, komuna e Vushtrrisë.

Një plak, Bislim Bequkin, përndryshe babë i ish baxhanakut tim, kur e pyeta -“Pse e ka emrin katundi i juaj Bequk? Ai më tha: – I pari njeri i fshatit e ka pasur emrin Beqë (Beqir) Uka. E pastaj, nga shqiptimi i dendur, i përditshëm, nga fjala Beqë ose Beqir ka mbetur vetëm Bequk që është analoge edhe me fjalët “fshat” që gjithashtu rrjedh nga fjala “fushë”, fushat.  Zanorja “u” bie e mbetet vetëm “fshat” që e ka kuptimin e një vendbanimi që është ndërtua në tokë të bukës etj.

Juniku e Lubeniqi

Një mike e imja (ZLP) nga Zvicrra më shkruante edhe për fjalët, emrat e fshatit ndër më të mëdhenjët e më të njohurit në Kosovë, JUNIK-un dhe LUBENIQ-in.

Sipas vjehrrit të ZLP, Irman Pepshit, më shkruante ajo:  “Emri  i Junikut vjen nga nga dy fjalët “janë”dhe “ik”. Kështu e shpjegonte edhe prejardhjen e emrit “Lybeniq”. Kur barbarët kanë shkua për me e kërkua ndonje atdhetar, i kanë pyetur banorët e fshati Lubeniq,se ku është filan-fisteku. Ata ju kanë përgjigjur: “lyp”  e “niq”.

Përgjigja, thonte ajo: “Kur pushteti i kohës i ka ndjekur atdhetarët nga këto dy fshatra dhe i ka kërkua me i burgosur, ata iu kanë thënë, për junikasit “janë ikur” dhe për lubeqinasit “lypni e niqni”.

Kush është Irman Pepshi?

Irman Pepshi u lind në Arapaj- Durrës të Shqipërisë. Babai i tij, Mehmeti kishte qenë njëri ndër truprojet e para të mbretit Zog si njeri besnik.

Irmani shkollen fillorë dhe normalën e kreu në Arapaj-Durres (Elbasan, shën. i imi), kurse Diplomoi në Prizren. Më ikjen mbretit Zog, ditën e premten më 7 prill 1939, familja e Irman Pepshit ikin nga Shqiperia dhe vendosen në Junik. Irmani, pasi diplomoj, punoi si mësues në Rahovec disa vite, pasta, përsëri kthehet në Junik, që ta ndihmon shkollimin e djemve dhe vajzava nga Juniku. Krahas mësimit në shkollën fillore atje, ai ndihmoj femren që të mësoj shkrim lexim, kurse kundër analfabetizmit në m?nyrë që ato të vetdijësohen se shkollimi është arma më e fuqishme e një nëne për një familje të shëndosh.

Si mësues, punoj 45 vjet duke i dhënë Kosovës shumë intelektualë e intelektuale nga të gjitha lëmitë Emrin dhe punën e tij e ruajnë dhe e nderojnë edhe tash junikasit dhe fshatrat për rreth e më gjërë . Ai, merret edhe me studimin e fjalëve e sidomos toponimev e emrave të disa nga fshatrat e Dukagjinit, si per shembull, emrin Junik, ai e shpjegonte kështu: Hjatë sundimit  të egër, kur pushtuesitt kanë shkuar ta kërkonin ndonje njeri që ka bërë emër, apo grup ptatriotësh, përgjigja e fshatarve ka qenë: “jan ik”.

Kështu e shpjegonte edhe prejardhjen e emrit ”Lybeniq”. Kurë barbarët kan takuar banorët e fshatit, i kan pyetur se ku është ose ku e ka shtëpinë filanfisteku, ata ju kanë përgjigjur: “lyp e niq”!. Këto janë të dhënat shkurt Sinan Kastrati Përshëndetje dhe nderime pafundësisht nga Zvicrra!

Pakëz edhe për ZLP, kush është Ziza?

Jeton dhe punon si mësuese në Zvicërr. Është atdhetare e dëshmuar dhe e devotshme,që ka ndjekur vijën institucionaliste dhe Ibrahim Rugovës sidomos pas vitit 1990 kur pushteti serb mbyll shkollën shqipe në Kosovë dhe e ndalë financimin, mësuesja Zizë e ndihmon shkollën shqipe në Kosovë, duke dërgua para dhe nxënësit shqiptarë në Zvicërr duke punuar si mësuese.

Një përshëndetje dhe një urim shkon edhe për Zizën me rastin e 7 dhe 8 Marsit, URIME!

ZLP është nga Lubenqi dhe e martuar në Junik.

Në fund të letrës ZLP mu lut që të shkruaj edhe “Fshati Lubeniq, sipas banorve eshte fshati më i masakruar nga forcat serbe në Kosovë, me mbi 100 fshatarë të vrarë gjatë luftes ne Kosove, më 199.

Për fjalët, emrat e Uroshevac dhe Podrime, Sylejman Krasniqi, poet nga Hoqa e Rahovecit i cili ka jetua në Shqipëri dhe njihet si poet që ka shkruaj me temë historike, emrin “Uroshevac” e shpjegon si “U rofsh” dhe emrin e krahinës “Podrime”, si “Për Drin”.

Vazhdon me temat e ditës apo të aktualitetit tonë politik, të përditsëm.