7 pikat e zotimeve për transparencë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

11.10.2019 11:59:55

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

  1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri
  2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
  3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
  4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
  5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
  6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
  7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.

Kujtojmë, se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe liderin e partisë Isa Mustafa.

Takimi ka qenë cak për të diskutuar rreth formimit të qeverisë mes dy partive fituese të zgjedhjeve, raporton lajmi.net.

Osmani dhe Kurti bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Edhe Kurti e ka theksuar se marrëveshja është arritur, por deri më tani nuk është diskutuar për emra të përveçëm dhe poste.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritja e qytetarëve është shumë e madhe. Kemi nisur bisedim për një qeveri sa më efikase e shtet të fuqishëm. Jemi dakorduar që 30% do të ketë përfaqësim gjinor si ministre ashtu edhe në zëvendësministre”, ka thënë ai pas takimit.

Më pas ka theksuar se në ditët në vazhdim do të ketë takime të tjera me LDK-në për të diskutuar rreth programit qeverisës.