7 vjeçari që u ter me thikë në Zvicër, do varroset në Kosovë

22.03.2019 12:04:54
Mërgim L. nga Lipjani që jetonte në Basel të Zvicrës me prindërit e tij do të varroset në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur nëna e tij, Fatma L.

Mergim L, 7 vjeç u ther me thikë ne fyt nga një grua 75 vjeçare, tek sa po kthehej nga shkolla.

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta.

Nëna e Mërgimit, 7 vjeç, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte plagosur fatalist nga një grua që kurrë nuk e kishte parë.

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm

Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.

7 vjeçari do të varroset në Kosovë.