70 të vrarë pas shpërthimit të kamionit me naftë në Mozambik

17.11.2016 22:27:47
Më shumë se 70 persona janë vrarë pas shpërthimit të kamionit me naftë në Mozambik, thonë zyrtarët e qeverisë.

Sipas raporteve thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë se 70 ndërsa 110 persona tjerë kanë pësuar djegie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tete, pranë kufirit me Malauin.

Përmes një deklarate të saj, qeveria e vendit afrikan njoftoi se njerëzit e dëmtuar ishin përpjekur të nxirrnin karburant nga një kamion i përmbysur, kur prej nxehtësisë së madhe mjeti shpërtheu, duke i lënë dhjetëra prej tyre të vdekur në vend e të tjerët të lënduar.