75-vjetori i genocidit greke kunder Çamërisë shqipetare

28.06.2019 09:44:19

Përgaditi Sylejman Morina

Muaji qershor është muaji i dhimbjes së madhe çame dhe data 27 e ketij muaji është caktuar si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët kanibalis grekë edhe me fajin e atyre qe paten mundesi ta ndalin ket gjenocid ndaj popullsisë etnike shqiptareçame.

Genocidi grek ndaj popullsisë shqiptare ne Çamëri nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 shqiptarë të Çamërisë u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes e ikjes drejt Shqipërisë, rreth 2400 tjerë humbën jetën, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve.

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit.

Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo kishte një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila qe tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 i dha shkas Athinës që të dëbojë me dhunë toskët nga trojet e veta në Çamëri.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 shpalli 27 qershorin “Ditë e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë”.

Fotografia e Sylejman Morina
Fotografia e Sylejman Morina
Fotografia e Sylejman Morina