78 mijë nënshkrime në SHBA, në peticionin për ekstradimin e Gülen-it

02.08.2016 17:49:47
Peticioni i cili u hap në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste FETO Fetullah Gülen, ka mbledhur mbi 78 mijë nënshkrime, raporton Anadolu Agency (AA).
Peticioni për ekstradimin e kreut të FETO-s ende vazhdon në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë që u hap nga qytetarët turq që jetojnë në SHBA.

– Nevojiten edhe 22 mijë nënshkrime

Deri në mbarimin e peticionit kanë mbetur edhe dy javë. Deri më tani janë mbledhur 78 mijë e 800 nënshkrime, ndërsa deri në arritjen e qëllimit për mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve nevojiten edhe 22 mijë nënshkrime.

Ndryshe, peticioni filloi më 17 korrik me fjalinë: “Dua që qeveria jonë të mos ofrojë strehim të sigurtë për Fethullah Gülenin dhe ta dorëzojë atë në Turqi”

“Më 15 korrik, ndërmori tentativë për grusht shteti për përmbysjen e qeverisë së Turqisë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike. Që atëherë, u kuptua qartazi se aktorët ishin një grup i vogël ushtarësh që i shërbejnë Fethullah Gülenit dhe organizatës së tij terroriste FETO. Turqia ka qenë aleati ynë më i sigurtë dhe më afatgjatë në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, Gülen është klasifikuar si terrorist nga aleatët tanë në Turqi. Tentativa për grusht shteti në Turqi u ndalua nga përpjekja e guximshme e popullit turk që është mik i yni. Ju lutem më ndihmoni ta bindim presidentin dhe qeverinë tonë se ne si SHBA duhet të punojmë me autoritetet dhe qeverinë të zgjedhura në mënyrë demokratike. Dua që qeveria jonë të mos ofrojë strehim të sigurtë për Fethullah Gülenin dhe ta dorëzojë atë në Turqi”, qëndron mes tjerash në tekst.

Peticioni në fjalë mund të gjendet në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë në departamentin “petitions”, konkretisht në adresën “petitions.whitehouse.gov”.