800 qytetarë ranë pre, 2 mld lekë u vodhën/ Skema e mashtrimit me fondacionin Besa kishte në krye drejtoreshën

22.08.2019 12:53:59

Skema e mashtrimit ne fondacionin Besa, me kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona. Detajet kane dalë pas arrestimit të drejtoreshës se filialit të fondacionit, Albana Imami.

Kjo bëhet e ditur nga burime zyrtare pranë grupit hetimor që këtë çështje po e heton prej me shume se një viti, për të zbuluar se kush ishin personat e përfshirë në skemën e kredi e fiktive.

Në fakt, policia është vënë në dijeni të kësaj skeme, shumë kohë më parë, por për shkak të mungesës së një denoncimi konkret dhe  një vendimi për vënien në përgjim të numrave telefonikë është bërë e pamundur nisja e procesit.

Janë dashur më shumë se dy denoncime zyrtare, pas të cilave Policia të vepronte menjëherë dhe të kërkonte gjurmim përmes telefonit të Imamit dhe personave të tjerë të implikuar.

Pas shumë veprimeve, Policia ka ndërhyrë dhe hetuar përmes veprimeve proaktive të gjithë skemën e mashtrimit, e zbardhur tashmë dhe grupi i vënë në pranga, me përjashtim të një personi që rezulton i shpallur në kërkim.

“Besa” ka ndërruar disa emra – fondacion, fond, drejtori e mikrokredive, pastaj ka krijuar dy-tre fondacione të tjera, ka blerë aksione, ka shitur aksione, ka qenë OJF, është bërë Sha., shoqëri anonime, është bërë institucion që funksinon si bankë, por quhet jo bankë. Terma që janë shpikur për të ushtruar aktivitete të tilla në një zonë gri të kufirit legal.