Edhe Presidenti, Thaçi hedh votën e tij së bashku me familje

11.06.2017 11:11:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para pak minutave u është drejtuar kutive të votimit së bashku me bashkëshorten e tij Lumnien dhe djalin e tij, Endritin.

Pas votimit, Thaçi ka thënë se zgjedhjet e sotme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

Tutje ai ka ftuar qytetarët pa dallim partie të votojnë për të ardhmen e tyre.

Më poshtë mund të ndiqni videon nga procesi i votimit të Presidentit.