Kinë: Specialistë jashtë vendit ftohen për trajtimin e laureatit të Nobeli

05.07.2017 10:29:11

Kina ka thënë të ketë ftuar specialistë të kancerit të mëlçisë nga SHBA-ja dhe Gjermania që t’i bashkohen ekipit mjekësor i cili po trajton Laureatin kinez të Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo.

Liu u diagnostikua me kancar, muajin e kaluar dhe u lirua nga burgu me kusht, me kërkesën e mjekut.

Liu, 61 vjeçar, i njohur më së shumti i si burgosur politik, është duke u trajtuar në një spital në Sheniang.

Pas rritjes së kritikave për trajtimin e Lius, Kina ka angazhuar një ekip prej tetë specialistësh kinezë që të mbikqyrin gjendjen e tij.

Qeveritë e tjera jashtë vendit dhe mbështetësit e nobelistit i kanë bërë thirrje Bejingut që Liu të lirohet dhe më pas ai të vendos i pavarur se ku dëshiron të vazhdojë trajtimin.

Liu është burgosur për 11 vite më 2009 për siç është thënë, angazhim në aktivitete për të përmbysur qeverinë.

Në vitin 2010, atij i është ndarë Çmimi Nobel për Paqe.