Haradinaj e siguron Apostolovën se shumë shpejt do të formohet qeveria

12.07.2017 15:12:35
I dominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka takuar sot shefen e Zyrës së bashkimit Evropian, Natalia Apostolova me të cilën ka biseduar për konstituimin e institucioneve të reja.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë  e tij në “Facebook” ka thënë se e ka siguruar Apostolovën se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja.

“Sot takova shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Natalia Apostolova, me të cilën bashkëbiseduam për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor si dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane. E sigurova Ambasadoren Apostolova se Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit dhe theksova se agjenda e integrimeve evro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katër vjeçar”, ka shkruar Haradinaj.